Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

KUR BOTA E KRIMIT DHE SPORTIT “BËHEN NJË”/ Nga Armir Grima tek Elis Guri. Njihuni me KATËR sportistët që “devijuan”

Bota e krimit dhe e sportit bëhen një. Futbolli shqiptar ka pësuar një krizë nga dhuna në stadiume por duket që kjo nuk është i vetmi problem përsa i përket sportit tonë.

Ditën e sotme u arrestua ish boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa që ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i njohur me emrin “Dalmatet Eldobracit” ose “Bajrat e Shkodrës”. Por pjesë e këtij grupi ishin edhe sportistë të tjerë tashmë të arrestuar. Këto arrestime dëshmuan edhe një herë se bota e krimit i ka të shtrira rrënjët e saj deri në “bodrumet e sportit” tonë.

AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet kur sportistët tanë janë arrestuar si pjesë e grupeve kriminale.

Armir Grima

Policia e Shtetit nëpërmjet opercionit të koduar “Oaz” u zhvillua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë ka arrestuar 11 shtetas shqiptarë të cilët akuzohen për organizim të grupit të struktruar kriminal. Mes personave të vënë në pranga ka qenë dhe trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima (ish-portieri i Vllaznisë). Personi i dytë i arrtestuar ishte Fabiol Rexhepi, portieri Besëlidhjes. Që të dy akuzohen për kanosje personi, armëmbajtje pa leje dhe tentativë për vrasje. Lajmi është konfirmuar nga kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Elis Guri

Mundësi shkodran Elis Guri u arestua nga policia në Mega Operacionin e koduar “VOL-VO 4”, ku janë goditur 4 grupe kriminale. Ai akuzua për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Sportisti shkodran bëri pjesë në listën prej 18 persona, të cilët u konsideruan si grup kriminal i rrezikshëm.

Neritan Pipa

Policia e Tiranës vuri në pranga 39-vjeçarin Neritan Pipa, pasi u akuzua për përndjekjen e ish-të dashurës, të cilën e ka mbajtur peng për disa orë në një banesë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. Por 39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është një ish-sportist i Shkodrës që karrierën e vijoi edhe në Itali me skuadrën e San Giovannit. Sipas mediave italiane ai rezulton i arrestuar në vitin 2003 për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai u arrestua më 19 tetor të vitit 2003 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini kur ishte 25 vjeç për një ngjarje të ndodhur mes natës së 5 dhe 6 tetorit në rrugën Mbretëresha Elena në Rimini ku u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë. Ai nuk jetonte në San Marino, por vinte vetëm për t’u stërvitur me ekipin e San Giovannit, skuadër tek e cila ishte anëtar.

Renato Malota

Fillimisht në marsin e vitit 2018 ishte emri i ish-qendërmbrojtësit të Vllaznisë, Renato Malota që u publikua në një listë të gjatë emrash të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës. Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe publikimit të listës me personat e shpallur në kërkim e ku gjendej edhe emri i tij, vetë Malota u shpreh në media se nuk kishte patur lidhje me këtë ngjarje. Pak ditë më pas, Malota u paraqit vetë në Policinë e Lezhës për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me akuzat.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja stadiumet ku do të luhen finalet e Champions në 3 edicionet e ardhshme

Delo.autor

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

ZYRTARE/ Roma kryen goditjen e madhe “falas”! Pronari i ri e nis me sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment