Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E MANCHESTER UNITEDIT/ Ryan Giggs: Nuk më pëlqente Viera sepse ishte i pisët dhe pa…

Ndonëse të gjithë tifozët e Manchester United janë të mendimit se Liverpool është rivali më i madh i “Djajve të Kuq”, vetë legjenda e klubit nga “Old Trafford”, Ryan Giggs ka zbuluar se gjatë viteve ’90 ai urrente më shumë Arsenalin dhe futbollistët e “Topçinjve”.

Ishin pikërisht United dhe Arsenal dy skuadrat që dominuan më së shumti garën për titullin kampion në Premier League gjatë viteve ’90 dhe ishte pikërisht ky motivimi i urrejtjes së Giggs ndaj “Topçinjve” të udhëhequr asaj kohe nga Arsene Wenger.

“Nuk më pëlqente Viera sepse ishte i pisët dhe gjithmonë shpëtonte pa u ndëshkuar për vrasjet. Nuk më pëlqente Petit për shkak të flokëve të gjata dhe nuk më pëlqente as Bergkamp. Nuk më pëlqente Pires edhe pse kur e takon atë ai është tmerrësisht i këndshëm. As që i shihja me sy, nuk i njihja dhe as që doja t’i njihja. Nuk ia lejoja vetes të vlerësoja ndonjërin prej tyre”, tregoi Giggs.

“Berkgamp? Jo, i thoja vetes se ai nuk mund të ishte aq i mirë sa Eric Cantona. Në fakt nuk isha aspak ai lloj njeriu, por duhet t’ja mbushja mendjen vetes me atë urrejtje të ekstreme. Ishte motivim i qartë, ndonëse brenda vetes e dinim se ata ishin rivalët kryesorë, madje më shumë se Liverpool”, ka rrëfyer legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, tashmë trajneri i përfaqësueses së Uellsit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Valon Ahmedi nënshkruan për klubin kroat

Delo.autor

100 NDESHJE ME BAYERN NË CHAMPIONS/ Neuer: Objektivi ynë është t’i marrim sfidat një nga një dhe…

Delo.autor

Kessie: Juventus? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol

Sadik.Autor

Leave a Comment