Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi 1-0, Ndërhyrje horror. Abazi ndëshkohet me karton të kuq

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët e Armando Cungut vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi në kampionat ndërkohë korçarët barazuan në sfidën e fundit ndaj Teutës në transfertë.

Të dy trajnerët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare. Ku nuk mungojnë surprizat. Ajo që bie më së tepërmi në sy është rikthimi i mesfushorit Besar Musolli, i cili është grumbulluar për këtë takim dhe ndodhet në stolin e rezervave.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 1-0

Dita 4′

KOMENTI LIVE: 

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Krasniqi, vendin e tij e zë, Jorgo Pëllumbi.

78′ Skënderbeu me 10 lojtarë, Leonit Abazi ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje horror ndaj Maliqit.

73′ Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, provon të rrezikojë në portën e Skënderbeut, por në momentin e fundit gabon, duke humbur kohën dhe duke shkaktuar faull në sulm.

71′ Gripshi lëviz bukur në hyrje të zonës dhe provon me një gjuajtje, por topi shkon në duart e Frashërit.

67′ Kukësi provon të shtyjë përpara duke rrezikuar me treshen, Rama-Shkurtaj-Rexhinaldo.

62′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Limaj, në lojë Shkurtaj.

60′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet kroati Pervan, vendin e tij e zë Oto Xhon.

55’ Kukësi mundohet të reagojë duke dalë me pasime të shpejta para, por mbrojtja e Skënderbeut  është vendosur mirë dhe nuk lë hapësira.

49′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Pas një harkimi nga e majta, provon të përfitojë sulmuesi Krasniqi brenda zonës, por largojnë mbrojtësit e Kukësit.

46′ Starton pjesa e dytë. Cungu hedh në fushë Valdet Ramën, i cili zë vendin e Çyrbes.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Melo dhe Asani vazhdojnë me provokimet ndaj Tiranës në rrjetet sociale, ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Milan nuk njeh limite, arrin marveshjen me një tjetër lojtar…

Q.Autor

Mourinho thumbon Van Gaal: United kishte humbur mentalitetin fitues

Sadik.Autor

Leave a Comment