Futboll La Liga Sport

LOJTARI I ESPANYOLIT NDËRROI FANELLËN ME “PLESHTIN”/ Tifozët duan “kokën e tradhtarit”: Copë Mu*ti…

Mbrojtësi i Espanyol, Adria Pedrosa është kërcënuar e abuzuar masivisht në rrjetet sociale, pasi shkëmbeu fanellën me yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, pas disfatës së ekipit të tij me rezultatin 2-0 ndaj blaugrana-ve në derbin e Katalaunjës në “Nou Camp”.

Në një përballje pa shumë histori të së shtunës mbrëma, Messi realizoi dy-golëshin, përfshirë edhe një goditje dënimi në stilin “Panenka”, për të arritur kuotën e 41 golave këtë sezon.

Ndonëse ishte një derbi, 20-vjeçari Pedrosa nuk nguroi të kërkoi fanellën e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, dhe Messi u tregua mëse i lumtur për të plotësuar dëshirën e djaloshit kundërshtar, me shkëmbimin që u regjistrua nga kamerat.

Ndërkohë që të gjithë ne do të bënim me siguri të njëjtën gjë nëse do të kishim shansin të merrnim fanellën e Messi-t, Pedrosa është dashur të përballet me tërbimin e tifozëve të Espanyol, të cilët e quajtën e atë “Juda”, “tradhëtar” dhe “copë m..i” në rrjetet sociale, madje duke kërkuar largimin e itj nga klubi.

Related posts

TRIUMFON NDAJ STUTTGARDIT/ “Bavarezët” i kundërpërgjigjen Dortmundit me “POKER”

Delo.autor

“VITET KALOJNË…”/ Leo Messi sapo “theu rrjetin” me postimin me gruan vite më parë (FOTO)

F.autor

“EURO 2020″/ Plas skandali te Polonia, portieri Szczesny fotografohet duke pirë cigare vetëm pak orë para…

Delo.autor

Leave a Comment