Futboll Ligue 1 Sport

“MALLKIMI” I PËR ISH-PORTIERIN E JUVENTUSIT/ Djali i Buffon: Një tjetër Champions e çuar dëm…

Gigi Buffon i ka thënë lamtumirë Champions League-ës të mërkurën në mbrëmje, kur në “Parkun e Princave” u regjistrua një tjetër humbje dramatike për Paris Saint-Germain. Fitorja 3-1 e Manchester United ka fshirë rezultatin e ndeshjes së parë (0-2) në favor të francezëve dhe ka përmbysur çdo parashikim.

Një mallkim i vërtetë për ish-portierin e Juventus-it, i cili ka qenë përgjegjës për golin e dytë të Lukaku-t (e ka llogaritur keq trajektoren   dhe fuqinë e gjuajtjes, me topin që i ka shpëtuar nga duart dhe ka përfunduar në këmbët e belgut). Kështu, pas eksperiencës së hidhur të përjetuar vitin e kaluar në Madrid, Gigi është eliminuar përsëri nga Champions-i me një penallti në minutën e fundit.

Një rezultat i tmerrshëm për veten, për skuadrën dhe për klubin, që ka qenë i detyruar të gëlltitë një tjetër eliminim zhgënjyes pas humbjes 6-1 të pësuar në edicionin 2016-17 të Champions League. Tani i gjithë ekipi është vënë në diskutim nga drejtuesit, duke filluar nga trajneri Thomas Tuchel, i cili u zgjodh me qëllimin për të udhëhequr skuadrën të paktën deri në finale.

Një hidhërim i madh për tifozët parisienë dh për një italian, i cili shpresonte te aftësitë e babait… Bëhet fjalë për Louis Thomas, 10 vjeç, djali i parë i Buffon-it nga martesa me Alena Seredova-n. Ai e ka komentuar eliminimin e francezëve në Champions me një mesazh të publikuar në Instagram:

“Një tjetër Champions e çuar dëm. Edhe kur sulmon gjithë ndeshjen humbet. Shpresojmë të kualifikohet Juventus-i, përndryshe do të jetë një Champions e varfër”.

Nuk mbetet vetëm që të pritet e marta e ardhshme, kur në “Allianz Stadium” do të paraqitet Atletico Madrid i “Cholo”-s.

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Ja formacioni i FRIKSHËM që mbeti JASHTË në nominimin e trofeut PRESTIGJOZ

Isa.Autor

Pelè përgëzon Mbappe: Ke hyrë në klubin e më të mëdhenjve

Sadik.Autor

E ARDHMJA E PAQARTË/ Raiola i prish planet Milan, i ofron Barcelonës shërbimet e Donnarumma

Delo.autor

Leave a Comment