Futboll Sport

NË LISTË SHTOHET NJË TJETËR EMËR I MADH/ Trajneri i ri i Kombëtares pritet të jetë…

Shkarkimi i Christian Paanucit ka vënë në lëvizje FSHF-në dhe njerëzit pranë Armand Dukës për të gjetur pasuesin e tij.

“Panorama Sport” mëson se në listë është shtuar edhe një emër i madh i futbollit italian, por edhe europian. Roberto Donadoni mësohet të jetë një tjetër emër i shtuar në listën e dëshirave.

Nga sa bëhet me dije, ish-trajneri i Kombëtares italiane të futbollit është kontaktuar nga përfaqësues të FSHF-së për të negociuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares. Trajneri nga Cisano e Italisë, me një CV shumë të pasur është momentalisht trajner i lirë dhe me sa duket ka qenë i hapur për të negociuar.

55-vjeçari ka drejtuar në të shkuarën Italinë apo edhe skuadra të rëndësishme të kampionatit italian, si Napoli apo edhe Bolonja. Kjo ka qenë edhe skuadra e tij e fundit me të cilën ndërpreu marrëveshjen në vitin 2018.

Related posts

KISHTE FRIKË MOS “HANTE DRU”/ Portieri humbet momentin e lindjes së binjakeve sepse ishte në ndeshje (FOTO)

Delo.autor

MBROJTËSI GOLEADOR/ Në verë me parametra zero, klubet e mëdha ”fërkojnë duart”

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona frikëson Inter-in, gati të përfitojë nga vështirësitë e “Zikaltërve”…

Delo.autor