Futboll La Liga Sport

NJË BURIM I ÇMUAR PËR ATLETICON/ 188 milionë euro nga zbulimet e Simeones, ja emrat e bujshëm

Të gjithë e dinë se e ardhmja fillon nga të rinjtë. Në rastin e Atletico Madrid janë faktet që e konfirmojnë këtë teori. Duke lënë mënjanë eliminimin zhgënjyes të pësuar në  Champions League kundër Juventus-it, Diego Simeone ka bërë një punë shumë të mirë në 7 vitet e fundit.

Me Argjentinasin në stol, “Colchoneros” kanë fituar dy Europa League, kanë luajtur në dy finale të Champions League dhe në sezonin 2013-14 kanë fituar një titull në La Liga që mungonte prej shumë vitesh. Suksese këto që kanë ardhur ndonjëherë nga lëvizjet e bëra në  merkato, por më shpesh nga vlerësimi i materialit të brendshëm. Një burim i çmuar për Atletico-n jo vetëm në fushë, por edhe në merkato.

Vlerësimi i lojtarëve të “Cantera”-s së Atletico-s ka qenë një nga sukseset më të mëdha të Simeone-s deri tani. Siç ka bërë të ditur “AS”, me 80 milionë euro të marra nga shitja e Lucas Hernandez-it te Bayern-i, klubi madrilen ka fituar rreth 188 milionë euro në shtatë vitet e fundit.

Një shumë kjo që është përfituar nga dhjetë shitje të rëndësishme të realizuara nga sezoni 2011-12 deri më sot, me pak fjalë që nga koha kur argjentinasi ka marrë drejtimin e ekipit. I riu i dytë që ka kushtuar më shumë ka qenë Theo Hernandez, vëllai i vogël i Lucas: mbrojtësi kishte një klauzolë 24 milionë euro, por është marrë për 28 nga Real Madrid në   verën e 2017-ës.

Lista vazhdon me Oliver Torres, mesfushori që shkëlqeu në sezonin 2014-15 me Porto-n, ku ishte huazuar, dhe u ble nga portugezët për 20 milionë euro në 2016-ën. Pjesë e kësaj liste janë edhe sulmuesi Borja Gonzalez (i shitur për 18 milionë euro te Swansea) dhe mesfushori Mario Suarez (te Fiorentina për 15 milionë).

“Colchoneros” kanë  fituar para me mbrojtësi Alavaro Dominguez (te Borussia Mönchengladbach për 8 milionë) dhe Javier Manquillo (2 milionë për huazimin te Liverpool dhe 5 për shitjen te Neëcastle) dhe me portierët Roberto Jiménez Gago (tek Olympiacos për 6 milionë) e Joel Robles (tek Everton për 4). Shifra më e ulët është marrë nga shitja e mesfushorit Rubén Pérez (te Granada për 2).

Shumë para, por mbi të gjitha basti i fituar Lucas Hernandez, i cili ka fluturuar te Bayern për 80 milionë euro pasi ka triumfuar edhe në Kupën e Botës si protagonist me Francën e tij.

Related posts

DUHET TË GAROJË PËR NJË VEND TITULLI NË SKUADËR/ Elseid Hysaj i drejtohet Napolit me shkresë: Dua të largohem…

Delo.autor

OBJEKTIVI KRYESOR I INTERIT PËR MOMENTIN/ Klubi historik italian rrit çmimin e titullarit të mbrojtjes

F.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Bayern Munchen bën një SUPER blerje dhe hyn në histori

Isa.Autor

Leave a Comment