Futboll Seria A Sport

NUK MJAFTON FITORJA E DERBIT MADONINËS/ Marotta ka gjetur pasuesin e Spallettit, ja emri i bujshëm

Inter arriti të fitojë edhe në derbin e dytë për këtë sezon kundër Milan-it. Një ndeshje e përgatitur mirë nga trajneri Luciano Spalletti dhe epërsia e zikaltërve u pa në rezultat dhe lojë.

Gjithsesi një ndeshje e mirë në derbi nuk mjafton sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”. Spalletti do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka dy vite kontratë të mbetura me Inter-in.

Media italiane bën me dije se Beppe Marotta ka zgjedhur Antonio Conte-n si pasuesin e Spalletti-t dhe nëse ai e refuzon bankinën e zikaltërve, atëherë do jetë Mauricio Sarri emri tjetër që do tentohet nga drejtori i deleguar i klubit.

Situata e Sarri-t pritet të sqarohet në fund të sezonit, sepse ai mund të largohet nga Chelsea për shkak të rezultateve të dobëta.

Në rast se të dy këta trajnerë nuk arrihen, atëherë Marotta do të konfirmojë Spalletti-n dhe do përpiqet që të rregullojë marrëdhënien e tij me Mauro Icardi-n, gjë që është përpjekur ta bëjë në disa raste deri tani.

Related posts

Keita Balde pranë rikthimit në Serie A, Napoli gati t’i bëjë ofertën e çmendur Monacos

Q.Autor

E FUNDIT/ MILANI bën gati goditjen e madhe në JANAR, prenoton mesfushorin “vrasës”

Isa.Autor

MË TË MIRËT E VITIT NGA UEFA/ Messi në garë me ‘yjet’ e City-t, Guardiola sfidohet nga dy italianë

F.autor

Leave a Comment