Futboll Seria A Sport

PAS ELEMINIMIT NË CHAMPIONS/ Di Francesco në fije të perit, Panucci mbetet në listë

Eusebio Di Francesco vendosi të heshtë pas eliminimit në Champions League, një humbje që për mediat italiane erdhi si pasojë e vendimeve të gjyqtarit Cakir. E ardhmja e trajnerit të Romës ishte e lidhur ngushtë më këtë ndeshje, por ashtu si Di Francesco edhe drejtuesit e Romës po heshtim për momentin.

E sigurt është që e ardhmja e tij është në fije të perit, ndërsa mediat italiane vijojnë të hulumtojnë për të kuptuar se kush do të jetë pasusi i tij në stolin e ekipit kryeqytetas. Lajmi i parë vjen nga L’Equipe e cila përjashton kandidatin kryesorë, Paulo Sousa, që sipas të përditshmes franceze pritet të ulet në stolin e Bordeaux.

Në këtë pikë, Claudio Ranieri, po fiton shumë kuota, ndërsa një emër fiks mbetet ai i Christian Panuccit. Prej kohesh trajneri i përfaqësueses shqiptare është lidhur me stolin e Romës, kjo për shkak të kaluarës së tij si verdhekuq por dhe miqësisë së ngushtë që ka me drejtuesit e klubit.

Në asnjë moment Panucci nuk ka qenë i prerë kur është pyetur mbi këtë opsion duke lënë gjithçka të hapur, pavarësisht se është ende nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Related posts

SUPER GOLI I DURMISHAJ/ Në fund del me kokën ulur nga fusha (VIDEO)

Isa.Autor

“GARDHI PORTËS”/ Klop: Ta dija se ALISSON ishte kaq i mirë do paguaja dyfishin

Isa.Autor

“MË VJEN SHUMË KEQ PËR…”/ “Jashtëtokësori” i dërgon mesazh emocional Ronaldinhos për vdekjen e nënës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment