Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ CELTA VIGOS/ Zidane: Kam dy portierë të nivelit të lartë, bashkë me…

Real Madrid ka fituar 2-0 në rikthimin e Zinedine Zidane në stol. Ishin golat e Isco dhe Bale që i dhanë tre pikët Los Blancos dhe pas ndeshjes Zidane ka folur për gazetarët.

…për 90 minutat ndaj Celta Vigo-s: “Jam shumë i lumtur. Kundërshtari ishte i fortë, por ne kishim besim te loja jonë dhe kemi marrë tre pikët. Pjesa e parë ishte e komplikuar. Kemi pasur vështirësi, por kjo është normale. Publiku na ndihmoi dhe lojtarët punuan mirë.”

…për ndërrimin e shumëdiskutuar të portierëve: “Keylor? Ai më pëlqen shumë, ashtu si Courtois. Thibaut ka vërtetuar se është një portier i madh, por dua që edhe Keylor të ndihet i rëndësishëm. Kam dy portierë të nivelit të lartë, bashkë me Lucas, tre. Kjo është e nevojshme për një klub si Real Madrid. Është e qartë që do të ketë diskutime. Zgjedhjen e bën trajnerin, por edhe Courtois do të luajë. Do të punoj me të dy dhe pastaj do të shohim.”

…për rikthimin e Marcelo-s në formacion: “Për Marcelo-n vlen e njëjta gjë si për Keylor. Dua të rifitoj të gjithë lojtarët, që të ndihen sa më të fortë. Do të mbështetem te të gjithë lojtarët që kam në dispozicion.”

…për Ceballos, i cili nuk luante asnjë rol në epokën e parë të Zidane: “Jam shumë i kënaqur. Ai ka bërë një ndeshje të mirë. Edhe në fazën mbrojtëse.”

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Ofertë nga Premier League për shqiptarin, klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro

Delo.autor

Tifozët e Barçës festojnë, më në fund vjen lajmi i madh nga presidenti Bartomeu

Sadik.Autor

“A DO TË DONIT TË KALONIT NJË DITË PËR TË NGRËNË…”/ Shakira dhe Pique bëjnë propozimin që ndez ëndrrat e fansave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment