Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Aleksi optimist: Kemi filluar të luajmë futboll të…

Mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi, foli pas triumfit ndaj Skënderbeut për mikrofonin e “Supersport”, ku u shpreh:

“Ishte një fitore me shumë vlera. Na duheshin pikët për tu shkëputur. Kemi filluar të luajmë futboll të bukur se më përpara. Kemi ekipin më të mirë se Kastrioti për të mbijetuar. Shpresoj që krutanët të bëjnë një tjetër hap fals ndaj Teutës.

Dënimi nga FSHF…

Nuk e kuptova dënimin nga FSHF-ja. Nuk bëra asgjë. Për sa iu përket dënimit të drejtuesve, është puna e tyre. Nuk e kam ndarë që do rinovoj.

Kush është kundërshtari më i vështirë në vallen e mbijetesës?

Për sa i përket ekipeve, Tirana është më e mirë se Kastrioti. Jam i sigurtë që me këtë lojë dhe rritëm do t’i lemë pas të dyja dhe Tiranën dhe Kastriotin.

Çfarë ka ndryshuar tek ty?

Kjo falë trajnerit. Ka më shumë besim. Më ka zhvendosur më afër portës. Kjo më ka dhënë besim që të asistoj dhe të shënoj. Besoj se ky është pozicioni i duhur. Ndihem më mirë, veten time e kam më kontroll dhe ndihem më i lirshëm.

Related posts

Mike Piazza: Serie C është e korruptuar

Sadik.Autor

DY SFIDAT MIQËSORE TË QERSHORIT/ Etrit Berisha nuk ia del, ndryshime në listën e kombëtares

Delo.autor

SUPER TALENTI/ Bayern Munchen arrin marrëveshjen me “xhevahirin” e MLS

Isa.Autor

Leave a Comment