Futboll Premier League Sport

PAS NJË MUAJ POLEMIKASH/ Pochettino nuk ka më vend në këto dy skuadra të mëdha

Deri një muaj më parë emri i tij ishte i përfolur në media si trajneri ideal për të drejtuar ekipe të mëdha në Europë si Real Madrid apo Manchester United. Tashmë për trajnerin Mauricio Pochettino nuk ka më vend në këto dy skuadra.

Real Madrid riktheu në stol Zinedine Zidane, ndërsa Manchester United është drejt rikonfirmimit të Ole Gunnar Solskjaer, pas paraqitjeve të mira të skuadrës muajt e fundit. Për këtë arsye, trajneri argjentinas i Tottenham do të qëndrojë te skuadra e Spurs edhe sezonin tjetër.

Kontrata e Pochettino me skuadrën e Tottenham skadon në vitin 2023 dhe duke qenë se nuk ka alternativë më të mirë do të qëndrojë në Londër. Fati ka ndryshuar krejt papritur kah për trajnerin argjentinas, që tashmë e sheh veten pa admirues të mëdhenj dhe i duhet të kënaqet më shtëpinë e tij.

Related posts

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ CRYSTAL PALACE/ Kështu nisi aksioni që ndëshkoi “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

“NJË IDE E SHKËLQYER NGA FIFA”/ Legjenda Roberto Carlos pajtohet: Kështu lojtarët kanë kohë të stërviten…

Delo.autor

Leave a Comment