Futboll Premier League Sport

PAS SKANDALIT TEK ASTON VILLA/ Një tjetër rebel depërtoi në fushën e “Topçinjve”, ja masat ekstreme

Një tifoz që depërtoi në fushë, ku u ndesh me Chris Smalling gjatë fitores së Arsenal në shtëpi ndaj Manchester United, raportohet nga “Topçinjtë” të jetë arrestuar në përfundim të ndeshjes.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në mesditë me protagonist një tifoz të Birmingham që pasi hyri në fushë goditi me grusht pas koke sulmuesin e Aston Villa’s Jack Grealish, një tjetër shpirt rebel depërtoi në fushë, kësaj here në në ndeshjen Arsenal-Manchester United, menjëherë pas penalltisë së shndërruar në gol nga Pierre-Emerick Aubameyang, që sigloi rezultatin në 2-0 në favor të “Topçinjve”.

Ndërkohë që vrapo të festonte me futbollistët, tifozi u duk se pati kontakt edhe me mbrojtësin e Manchester United, Smalling. Arsenal ka njoftuar se pas ndeshjes, tifozi është arrestuar dhe sipas të gjitha gjasave do të dënohet përjetësisht me përjashtim nga stadium “Emirates Stadium”, pasi klubi ka shfaqur zero tolerancë ndaj veprimeve të tilla.

Related posts

Di Maria zgjedh formacionin e tij të preferuar, lë Messin në stol

Q.Autor

“PA ATA NUK DO TË ISHA ATY KU JAM”/ Ylli Mbappe rrëfen mbi të ardhmen dhe ia kalon vendimin familjes

Delo.autor

“JAM ME FAT QË…”/ Kandidati për president bën tifozët e Barçës të ëndërrojnë: Do rikthej Guardiolën, Ksavin, Iniestën dhe Pujolin

Delo.autor

Leave a Comment