Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR STOLIN E KLUBIT TË SERIE A/ Panucci: Roma nuk më ka kontaktuar, jam i fokusuar…

Emri i Christian Panuccit u përfol shumë si një mundësi për të drejtuar ekipin e Romës në Itali. Trajneri aktual i kombëtares shqiptare, shihej si zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Di Francescon, nëse ky i fundit do të dështonte ne Champios League. Ashtu ndodhi, Roma dështoi ndaj Portos, ndërsa trajneri u largua.

Por vendin e tij nuk e zuri Panucci, ashtu siç u përfol, por një tjetër emër i njohur i futbollit italian, Claudio Ranieri. Sot trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, që ka luajtur periudhën më të rëndësishme të karrierës me Romën, ka folur në një intervistë për “Corriere Dello Sport”.

Ai ka pohuar se nuk është kontaktuar kurrë nga ekipi roman. Roma nuk më ka kontaktuar kurrë. Kam dëgjuar zëra, por jo kontakt nga klubi. Ranieri e njeh shumë mirë mjedisin, ai është një romak.

Ai mund të jetë një mjek i mirë, ka përvojë të madhe”-është shprehur ndër të tjera Panucci, duke vijuar më tej: “Nuk do të jetë e lehtë, Roma ka cilësinë e duhur për të marr vendin e katërt, por ka nevojë për punë”-ka thënë Christian Panucci.

Ai ka komentuar edhe ndeshjen derbi të Milanos, që luhet javën e ardhshme mes Milanit dhe Interit. Panucci nuk ka folur për favoritët, ndërsa ka treguar se Milani është në moment të mirë. Në fund ai ka komentuar edhe aventurën në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur këtu, deri në nëntor kam një kontratë me një federatë shumë serioze, më pas nuk i dihet. Është një punë që më pëlqen shumë, tani jam fokusuar vetëm në aventuën e Kualifikueseve të Europianit, pjesa tjetër nuk më interson”-ka thënë Panucci.

Related posts

BARCELONA-CELTA VIGO/ I mjaftojnë 23 minuta lojë, Messi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Karamoh, talenti që riktheu Interin te fitorja pas 2 muajsh

Q.Autor

Malota në dyshim, mbrojtësi bën “lëmsh” Vllazninë

Sadik.Autor

Leave a Comment