Futboll Sport

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ja si e bindën Durmishajn të zgjidhte Greqinë

Kanë folur të gjithë, por jo lojtari. Fiorin Durmishaj mund të konsiderohet “de facto” futbollist i kombëtares greke, ndonëse “de jure” është ende një kontingjent për Kombëtaren Shqiptare të Kristian Panuçit.

Mirëpo, teksa tashmë është bërë faktike lëvizja e federatës greke dhe përfaqësuesve të kombëtares helene, mësohet edhe mënyra se si e kanë bindur sulmuesin me origjinë vlonjate që të braktisë Shqipërinë për të vijuar karrierën si pjesë e kombëtares greke.

PRAPASKENA

Nga burime të besueshme pranë futbollistit mësohete mënyra se si e ka bindur pala greke që të thotë “po”. Trajneri i kombëtares së Greqisë, Angelos Anastasiadis, ka qenë njeriu kyç që ka bërë të mundur nisjen e kësaj çështjeje. Duke ndjekur shpesh futbollistin, ai e ka kontaktuar Durmishajn dhe e ka bindur se me të në krye të përfaqësueses, shqiptari do të ishte në qendër të projektit.

fiorin durmishaj

Trajneri i ka premtuar Durmishajt hapësira dhe vëmendje maksimale, duke mos e diskutuar formacionin dhe se do të jetë zgjedhja e tij e parë për sulmin. Kjo gjë duket se ka bindur qendërsulmuesin që të pranojë Greqinë dhe më pas, presioni i menaxherit ka faktuar gjithçka.

FIFA

Në mediat greke është bërë me dije se çështja “Durmishaj” do të niset në FIFA gjatë ditës së sotme. Përfaqësuesit e federatës greke të futbollit, pasi kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që nis me një kërkesë dhe dëshmi të vetë lojtarit dhe menaxherit të tij për ndërrimin e kombëtares, do t’i drejtohen FIFA-s për të marrë të drejtën që Durmishaj të regjistrohet si futbollist i kombëtares greke.

durmishaj

Në mediat greke, gjithashtu raportohet se në këtë dosje, mungon vetëm dokumenti nga Federata Shqiptare e Futbollit, që lejon Durmishajn të luajë me një përfaqësuese tjetër, duke qenë se sulmuesi është aktivizuar në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Mirëpo, gazeta është interesuar pranë FSHF-së, dhe nga burime jo zyrtare bëhet me dije se akoma nuk ka ardhur një kërkesë e tillë.

MANOVRA

FSHF nuk ka asnjë mundësi që ta bllokojë Durmishajn në këtë nismë që ai ka ndërmarrë. E vetmja gjë që mund të bëjë, është ta zvarrisë dhe zgjasë sa më shumë përgjigjen zyrtare drejt federatës helene.

Kjo gjë do të pengonte vetëm grumbullimin e Durmishajt me Greqinë në ndeshjet e muajit mars, por në qershor do të ishte i lirë për t’iu bashkuar grekëve. E gjithë kjo, pasi kryesorja në këtë lëvizje është vullneti i lojtarit.

Related posts

“BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli i Serisë A drejt Atletico Madrid për…

Delo.autor

“UROJ QË TË VINI SHPEJT”/ Ylli i Serisë A ishte gati të dhuronte fanellën e tij, por tifozët nuk… (VIDEO)

Delo.autor

TIFOZËT E THËRRASIN/ “Timo Verner bir k…”: I urryeri i Gjermanisë zbulon të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment