Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Si Perez bindi Zidane të kthehet dhe reagimi i ekipit

I është dashur thuajse një javë bisedime të fshehta, por në fund, Florentino Perez ia ka dalë. Sipas asaj që shkruhet në Spanjë dhe kudo në gazetat më prestigjoze në botë, referuar edhe lajmit zyrtar që ka dhënë “El Chiringuito”, program që kujtojmë gjeti edhe largimin e Ronaldos dhe pagesën e 100 mijë eurove nga Juventusi te Reali, ish-trajneri kthehet të rihapë një cikël të ri.

149 ndeshje, 393 gola, 104 fitore, 29 barazime, 16 humbje, 9 trofe. Nga këtu do të rinisë Zinedine Zidane në aventurën e dytë te Real Madridi. Numra mbreslënës dhe sidomos tri Champions të fituara.

Perez, gjatë gjithë kësaj kohe, ka qenë në kontakt me trajnerin francez, që sipas “L’Equipe” vetëm dy ditë më parë refuzoi stolin e Juventusit, që i kishte bërë ofertë konkrete si post-Allegri. Por, si e bindi Perez Zidane? Një çek i bardhë në merkato. Gjatë verës, “galaktikët” do të kthehen bujshëm të dominojnë merkaton me goditje sensacionale dhe që do të trondisin themelet. Emra big, për të zëvendësuar ata futbollistë që tanimë janë të ngopur dhe që nuk mund të luftojnë më për kauza të rëndësishme.

Flitet për Neymar, ndoshta edhe Mbappe, apo Harry Kane dhe Hazard. Emra të rëndësishëm dhe që do të ndryshojnë strukturën e ekipit.

Menjëherë sapo kanë marrë vesh lajmin e kthimit të Zidane, futbollistët janë dukur mjaft të kënaqur dhe të lumtur. Shumica prej tyre, mezi prisnin që Solari të largohej. Kjo e sotmja duket se ka qenë stërvitja e fundit e trajnerit Solari, i cili ashtu si Lopetegui, do të bëjë gati valixhet, pasi nuk mundi të drejtonte dhe menaxhonte Realin si një makineri fituese, duke e futur në një tunel pa dalje. Isco, Marcelo dhe Ramos, që kishin menduar edhe largimin, me Zidane do të vijojnë te Reali.

Related posts

MBROJTJA E “LOS BLANCOS” FUT UJË/ Villarreal i realizon golin e dytë, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

JANË RIVALË TË PËRJETSHËM/ CR7-Messi, telefonata që ndryshoi historinë

Delo.autor

Pacquiao fton Mayweather në revansh: MMA nuk është sport për ty

Sadik.Autor

Leave a Comment