Futboll Seria A Sport

SHËNOI NJË PERLË NDAJ HOLANDËS/ Leonardo vihet pas yllit të Bayernit, ja ofertat e para

Milan është duke analizuar të gjitha mundësitë për të filluar negocimin me Bayern Munchen për të marrë shërbimet e Serge Gnabry.

Sipas “Corriere dello Sport”, agjentët e Milanit kanë qenë duke e ndjekur sulmuesin anësor në fitoren 3-2 të Gjermanisë në Holandë.

Ish-lojtari i Arsenal u bë protagonist me golin e dytë, duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zone, që shtangu portierin Cillesen.

Gazeta bën me dije se 23-vjeçari kushton mbi 50 milionë euro dhe për të shkuar tek ai duhet të sakrifikohet njëri mes Suso dhe Calhanoglu. Teksa i preferuari për t’u larguar është spanjolli, pasi ai do të siguronte përfitime më të larta financiare dhe forma e tij nuk është në nivel të kënaqshëm së fundi.

Këtë sezon Gnabry ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asist në 21 ndeshje që Niko Kovac e ka aktivizuar me Bayern Munchen këtë sezon.

Related posts

ZYRTARE/ Zbulohet programi i ditës së prezantimit të Ronaldos tek Juventusi

Isa.Autor

Barcelona në sulm për një mesfushor qendror, në “radar” katër emra

Sadik.Autor

Fabbricini: Njeri dhe lojtar i madh, Buffon meriton respekt!

Sadik.Autor

Leave a Comment