Futboll Seria A Sport

TË DASHURUAR PAS SHQIPËTARËVE/ Atalanta pranë marrëveshjes me talentin 19-vjeçar… (FOTO)

Etirt Berisha dhe Berat Gjimshiti po bëjnë mirë te skuadra e Atalantas. Kjo ka rritur dhe besimin e drejtuesve për lojtarët me origjinë shqiptare. I radhës që ka rënë në gjurmët e klubit italian është Bastien Toma. Një emër që pak e njohin, pasi 19-vjeçari luan për Sionin në Zvicër dhe ka kaluar në të gjitha grupmoshat e Zvicrës.

Mesfushori ka dy vite që luan si titullar fiks te skuadra e Sionit dhe ka tërhequr drejt vetes interesimin e shumë klubeve. Toma është shtatshkurtër, por mjaft i mirë me topin dhe shihet si një nga lojtarët më premtues të Zvicrës. Momentalisht po luan për ekipin helvet, por Shqipëria dhe Kosova mbeten me sy hapur për të parë se si do të shkojë historia e tij.

Atalanta do të ketë vështirësi për të arritur te Toma, pasi në garë për të janë dhe disa klube në Bundesligën gjermane. Merkatoja e verës duket se do të jetë e zjarrtë për djaloshin shqiptar dhe Sioni nuk do të jetë në gjendje ta mbajë.

Related posts

MILAN KATASTROFAL/ Quagriarella kalon në avantazh Sampin (VIDEO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet “Pleshtin” me Guardiolën

Delo.autor

Potenca e Ronaldos/ Ja pse është e pamundur të ndalet luzitani në Rusi

Isa.Autor

Leave a Comment