Futboll La Liga Sport

TONI CROOS KËRKON LARGIMIN NGA REAL MADRIDI/ Ja cili është ekipi që dëshiron të luajë ylli gjerman

Shumë yje te Realit këtë verë kanë dëshirë të largohen nga Madridi. Ishte Isko dhe Marselo ata që kanë shprehur të parët dëshirën, por që me ardhjen e Zidanit kanë vullnetin të qëndrojnë.

Por Toni Krosit asnjë trajner nuk ia ndryshon dot dëshirat. Mesfushori gjerman dëshiron të largohet nga kampionët e Europës.

Sipas “El Confidencial”, gjermani do të luajë në Angli dhe më ekzaktësisht do të jetë nën urdhërat e Guardiolës. Kjo media shprehet se nëse nuk arrihet një akord me Sitin, lojtari do të shkojë në Itali te Juventusi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Krosit, i cili ka fituar gjithçka me Realin në këto vite.

Related posts

Lojtarët e Realit supersticioz, të njëjtat veprime si në finalen e 1 viti më parë (FOTO)

Sadik.Autor

“PEKIN 2022″/ 129 persona të infektuar në fshatin olimpik

Delo.autor

E TMERRSHME NË ANGLI/ Tifozi i Manchester Cityt goditet në kokë nga huligani i Lyonit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment