Futboll Sport

UEFA E GJOBITI ME 20 MIJË EURO/ Ja për sa minuta e shlyen këtë shifër Cristiano Ronaldo

CR7 do të luajë në çerekfinalet e Championsit ndaj Ajax-it.

UEFA ka përdorur për sulmuesin e Juventusit të njëjtën mënyrë ndëshkimi si për Simeonen, 20 mijë euro.

Një shifër shumë e lartë për pjesën dërrmuese të njerëzve, por jo për portugezin, që atë gjobë e shlyen me pagën e 120 minutave.Sepse sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Forbes, Ronaldo ka fituar në total 95 milionë euro në vitin e fundit.

Llogaritë bëhen lehtësisht. Për të paguar gjobën e UEFA-s, atij i mjaftojnë vetëm 2 orë.

CR7, në një muaj ka fituar 7.93 milionë euro, në 24 orë 264 mijë euro dhe 11 mijë euro për një orë.

Ndaj për 20 mijë euro i mjaftojnë më pak se 120 minuta.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAMDORIAS/ Spalletti: Shumë e bukur duartrokitja që na dhanë tifozët, na ka…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Kundërsulm “vrasës”, ‘ylli’ i Juventus shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

Rakitic humb vendin te Barça, e presin në Premier League!

Q.Autor

Leave a Comment