Futboll Premier League Sport

ZBULON “THEMBRËN E AKILIT” TË EKIPIT/ Sarri: Ajo që kërkoj është mbështetje për…

Maurizio Sarri kërkon nga skuadra e tij që të jetë më konkrete në sulm, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në Champions League sezonin tjetër. Në prag të ndeshjes ndaj Everton, trajneri italian deklaron se sulmi është reparti që ka çaluar më shumë këtë sezon, me vetëm 50 gola në 29 ndeshje në Premier League. Kjo statistikë e rendit Chelsea në fund të 6 skuadrave pretendente për titull.

“Në disa raste kemi zhvilluar ndeshje me shumë nivel në sulm, por në disa raste nuk kemi qenë në nivlein e kërkuar. Muajin e fundit kemi nisur të mbrojmë më mirë dhe kanë ardhur rezultatet. Tani na duhet të bëjmë një hap përpara edhe në sulm, duke luajtur çdo ndeshje me të njëjtat ide. Në disa raste këtë gjë nuk e realizojmë dot, pasi nuk arrijmë të qarkullojmë topin dhe kjo na penalizon”, tha Sarri.

Duke qenë se sulmi mbetet “thembra e Akilit” për blutë e Londrës trajneri Sarri ka dilemën e madhe se cilin do të zëvendësojë në sulm ndaj Everton, Giroud apo Higuain. “Të dy janë në gjendje të luajnë në këtë ndeshje. Ajo që kërkoj është mbështetje për sulmin dhe një gërshetim më i mirë i lojës mes reparteve”, u shpreh Sarri.

Related posts

EFEKTI “RONALDO”/ Portugezi sfidues për shokët: Kërkon të fitojë kudo ku merr pjesë

Isa.Autor

VIZITOI BARCELONËN ME PATERICA/ Neymar vihet në siklet nga gazetarët

Delo.autor

LAJM I KEQ për Argjentinën/ KROACIA do luajë pa 10 TITULLARË ndaj Islandës

Isa.Autor

Leave a Comment