Futboll Seria A Sport

ZHGËNJIMI PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Moratti sulmon: Interi po shkatërrohet, ky është problemi kryesor

Zhgënjimi pas eliminimit nga Europa League ka prekur edhe ish-presidentin e Interit, Massimo Moratti, që është lodhur nga situata e krijuar te skuadra zikaltër. Në prag të derbit me Milanin, Moratti ka përdorur tone të ashpra karshi skuadrës dhe sulmuesit Mauro Icardi.

“Icardi? Gjërat kanë nisur keq që në fillim dhe është e vështirë t’i sistemosh tani. Tani gjërat varen nga shumë persona. Më e rëndësishme është që lojtarët të flasin me njëri-tjetrin. Tani secili mban anën e tij dhe kjo po e shkatërron Interin. Ky është problemi kryesor”, tha Moratti.

Më tej, ish-presidenti zikaltër, njeriu që i dha Interit titullin e fundit kampion, shtoi: “Unë shpresoj që futbollistët të sillen si profesionistë, të lënë mënjanë motivet personale. Skuadra është e ndarë në mes. Ata nuk e kuptojnë se Interi është më i rëndësishëm se motivet e tyre personale”.

Related posts

VETËM 9 DITË AKTIV NË KËTË SEZON/ Fillimi më i keq i Messit në karrierën e tij

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ 10 ditë nga dueli i vitit, ende bileta të pashitura për sfidën Wilder-Fury

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Inter tenton të “rrëmbejë” yllin e padëshiruar të Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment