Futboll Seria A Sport

“ALLEGRI KA…”/ De Biasi: Ja arsyeja përse u eliminua Juventusi nga Championsi

De Biasi i ka dalë në mbrojtje Allegrit pas eliminimit të Juventusit nga Champions League.

Ish-trajneri i Shqipërisë shprehu mendimin e tij në lidhje me ecurinë e Allegrit dhe tregoi vlerësimin maksimal për të.

“Kritikat janë pjesë e natyrës njerëzore, sidomos kur je një person është i suksesshëm si Allegri. Në vitet e fundit ka fituar 5 kampione dhe 4 Kupa Italie”, tha ai.De Biasi tha se dëmtimet dhe mungesat e shumta ishin arsyeja kryesore e dështimit të ‘Zonjës së Vjetër” në Champions League.

“Nuk mund të bënte më shumë në Itali. Pika e vetme që mund të diskutohet është gjendja jo e mirë fizike që kishte Juventusi në ndeshjen kundër Ajaxit për Champions. Kishte dhe dëmtime. Dy mungesa të rëndësishme kanë qenë Douglas Costa dhe Cuadrado. Ata janë shumë të rrezikshëm në fazën e sulmit”, – tha De Biasi për “Rai Sport”.

Related posts

Kroacia mposht Senegalin me përmbysje, në miqësoren mes dy finalistëve (VIDEO)

Sadik.Autor

PRAPASKENA E TRANSFERIMIT/ Neymar vendos tri kushte për të veshur fanellën e Realit (DETAJE)

Isa.Autor

E PARITUR/ Guardiola bën “paqe” me Mourinho: Ka të drejtë, ai është AJKA

Isa.Autor

Leave a Comment