Champions League Futboll Sport

ARRITËN TË KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE/ Ja super premio për Tottenhamin në rast se fiton Championsin

Tottenham Hotspur po shkon drejt përmbylljes së një sezoni historik për skuadrën e tyre.

Edhe pse pa asnjë shpenzim gjatë merkatove të fundit, skuadra e Tottenhamit ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke arritur një triumf dramatik ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium”.

Për arritjen deri në gjysmëfinale, lojtarët e Tottenhamit tashmë kanë të sigurt një premio prej 2 milionë paundë, por kjo premio do të rritet nëse fitohet trofeu.

Mediat në Angli raportojnë se lojtarëve të Tottenhamit u është premtuar 5 milionë paundë nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.

Tottenhami në gjysmëfinale do të takohet me holandezët e Ajaxit, dhe në rast të kalimit në finale, atje e pret Barcelona apo Liverpooli.

 

 

© SYRI.net

Related posts

NDESHJA ME LIVERPOOL/ Lampard: Do na duhet të ndryshojmë qasjen me…

Delo.autor

DE LIGT NUK ZBARKON NË MOSKË/ Juventus me ndryshime në mbrojtje, luan me “Rambon”…

Delo.autor

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për të transferuar këtë sulmues

Q.Autor

Leave a Comment