Futboll Seria A Sport

BARAZIMI ME PARMËN/ Gatusso i “lënduar” IRONIZON: Ndoshta nuk jam aq i mirë sa…

Milani barazoi me Parmën në transfertë dhe tashmë e ka shumë të vështirë rrugën për në Ligën e Kampionëve, pasi këtej e tutje nuk i falen gabimet. Një gol në minutën e 87-të ka shtangur ekipin e Gatuzos, që ka dalë vetëm me një pikë. Trajneri italian ka folur pas sfidës duke analizuar ndeshjen dhe momentet e saj.

Performanca? “Në pjesën e parë luajtëm me ritëm, nuk ishte një performancë e shkëlqyer. Ishim me fat që gjetëm golin dhe kaluam në avantazh, por ata shënuan një gol të shkëlqyer me goditje dënimi”.

Parma? “Ekipi i tyre ka karakteristika shumë specifike, ne i dinim këto dhe herë pas here ata ishin disi më të dëshpëruar se ne”.

Gabimet? “Ndoshta nuk jam aq i mirë sa t’i bëjë njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim të bënim diçka më shumë, por në sulme nuk ishim me fat dhe nuk ishim të qartë. Duhet të shohim përpara”.

Related posts

VIJON ME REZULTATET POZITIVE/ Manchester United mposht Wolves falë golit të Greenwood

Delo.autor

Khabib fton Mayweather në DUEL: Në XHUNGËL ka vend vetëm për një MBRET (VIDEO)

Isa.Autor

Përballja mes nxënësit dhe mësuesit/ Shehi i “jep” leksion Dajës, Skënderbeu mposht Flamurtarin

Isa.Autor

Leave a Comment