Futboll La Liga Sport

BIND SKEPTIKËT PËR GOLAT E SHËNUAR/ Benzema kërcënon serbin Jovic, ja problemi kryesor

Largimi i Kristiano Ronaldos ishte paralajmërim për afrimin e një sulmuesi te Reali i Madridit, por Florentino Perez e mbylli merkaton pa bujë. U afrua vetëm Mariano Diaz në orën e fundit dhe të gjitha pikëpyetjet ishin për Karim Benzemanë, i cili kishte shënuar vetëm 12 gola në sezonin e fundit.

Për shumë opinionistë, Benzema ishte një bast i rrezikshëm në një vit kur u largua golashënuesi më i mirë i historisë së klubit. Pritshmëritë ishin më të mëdha nga lojtarë si Bejl, Asensio dhe Isko që shiheshin si liderët e ardhshëm të Realit. Por kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Karim Benzema duket se është hakmarrë me të gjithë. Ka shënuar më shumë se kushdo dhe i ka bindur skeptikët me performancat e shkëlqyera dhe golat e shënuar.

Kjo nuk do të thotë që Reali nuk ka nevojë për të afruar një sulmues dhe Joviç është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me “galaktikët”. Problemi është që kushdo që të vijë do të jetë i kërcënuar nga Benzema dhe nuk e ka të sigurt aktivizimin. Gjatë këtyre viteve janë afruar shumë lojtarë dhe francezi ishte titullar i padiskutueshëm. Në fakt, kjo ndodhte prej faktit që merrej vesh me Kristiano Ronaldon.

BOMBER- Thonë se ai është një bomber me shpirt fantazisti, por pa Kristiano Ronaldon në ekip i është dashur të qëndrojë më shumë në zonën kundërshtare. Vetëm kështu shpjegohen 20 golat e shënuar këtë sezon (21 prej tyre në kampionat).

Në pikën kur po bëhen planet për sezonin e ardhshëm, Zinedin Zidan dhe drejtuesit mendojnë se Benzema do të vazhdojë të jetë sulmuesi titullar. Zizu nuk ka dyshim te bashkëkombësi i tij dhe i beson verbërisht. Por nuk është çudi që Karim ka qenë titullari i paprekshëm i Lopeteguit dhe i Solarit, i Ançelotit dhe i Murinjos. Benzema është i rëndësishëm për Realin jo vetëm për golat, por për influencën që ka në lojën e skuadrës.

Trajneri e ka bërë të qartë se në verë do të ketë ndryshime, por duket se Benzema do të shërbejë si një pikë referimi dhe një themel për rindërtimin e skuadrës. “Unë dua të vazhdoj dhe nuk kam ndërmend të largohem. Nuk është puna ime nëse drejtuesit afrojnë një sulmues tjetër”, tha Benzema pas tregolëshit me Bilbaon. Duket i vendosur që ta “skarcojë” një tjetër sulmues të ri…

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Duele të ashpra në mesfushë, mbyllet pa gola pjesa e parë (VIDEO)

Delo.autor

TOTTENHAM-AJAX/ Gjysmëfinalja e parë në Champions, të dy ekipet vijnë surprizë

Delo.autor

Njoftim i rëndësishëm nga klubi i TIRANËS, bardheblutë lajmërojnë tifozët: Një vend për ty

Isa.Autor

Leave a Comment