Futboll Premier League Sport

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ KLopp mohon: Ne jemi ende në lojë për…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka mohuar se tashmë po mendon për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Ai theksoi se është sy dhe veshë nga sfidat e radhës në Premier League, kundër Cardiff City dhe Huddersfield. Gjermani mohoi, gjithashtu, se ekipi i tij është i lodhur në këtë moment të rëndësishëm të sezonit: “Ne jemi ende në lojë për titullin e Ligës së Kampionëve dhe Premier League. Nuk jemi të lodhur“.

Trajneri i “Reds” tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur me Manchester City të mërkurën, kur u eliminua nga Liga e Kampionëve falë një goli të anuluar prej VARit në kohën shtesë: “Është e dhimbshme, më vjen me të vërtetë keq për ta. Unë e di se ka njerëz që thonë se pa VAR-in do të konsiderohej gol, por ka ende debat në lidhje me atë rast. Megjithatë, e përgëzoj Tottenham”. 

Related posts

E BUJSHME/ Inter-Konte drejt divorcit, zbulohen arsyet e lamtumirës

Delo.autor

Merkatoja e “çudirave”/ Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pranë kalimit tek Napoli

Isa.Autor

CSKA-Arsenal, londinezët nuk kanë fituar kurrë në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment