Futboll Seria A Sport

DEKLARATA PAS BARAZIMIT ME ATALANTËN/ Spalletti: Jam i kënaqur me lojën e ekipit, por jo me…

Pas barazimit 0-0 ndaj Atalanta-s, Luciano Spalletti ka analizuar ndeshjen për mikrofonat e Sky Sport: “Ndeshja ishte vendimtare për të dyja skuadrat dhe mentaliteti i lojtarëve ishte ai i duhuri,” shprehet tekniku zikaltër.

Inter u përmirësua pas hyrjes së Borja Valero-s:  “Ndeshja ishte e mirë edhe me Gagliardini dhe Vecino pasi kanë karakteristika të ndryshme dhe janë të paparashikueshëm.”

Icardi: “Sot nuk ishte dita e Inter, jo vetëm e Icardi-t. Ai luajti mirë, duke ndihmuar ekipin edhe në fazën e ndërtimit të aksioneve. Ai duhet të vrapojë për skuadrën, siç e bëjnë sulmuesit e kompletuar.”

Perisic: “Ai e nisi keq, më pas i ndezi motorët dhe bëri detyrën e tij. Thjeshtësia ndonjëherë duket e kotë, por ajo të ndihmon të gjejmë hapësira në sulm.”

Paraqitje e mirë, rezultati jo edhe aq: “Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, jo me rezultatin. Jam i qetë kur skuadra luan futboll të mirë dhe sot këtë gjë bëri, kështu që jam shumë i lumtur.”

Brozovic: “Ai ka dhimbje në muskul. Ndeshjen e radhës është e sigurt që nuk do të jetë. Skuadrës sot i jap notë maksimale pasi bëri një paraqitje shumë të mirë.”

Related posts

EURO 2024/ 4 skuadra në garë për 1 trofe, njihuni me rrugëtimin dhe veçoritë e secilës prej tyre

F.autor

CHELSEA NIS ME VRULL/ Mjaftojnë 4 minuta, Werner shënon golin e parë pas pasimit të Ziyech (VIDEO)

Delo.autor

AUSTRI-SHQIPËRI U-21/ Shikoni si pritet të rreshtohen “kuqezinjtë” e Alban Bushit

Delo.autor

Leave a Comment