Futboll Premier League Sport

DEKLARATA PËR “SHTYLLËN” KRYESORE TË LIVERPOOLIT/ Gary Neville: Ai bën punën e katër mbrojtësve, më i mirë se…

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpool, Virgil Van Dijk, është një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Jurgen Klopp, e cila po lufton për titull në Premier League dhe ka ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve. Ai po kompleton një sezon aq të shkëlqyer në mbrojtje, sa Gary Neville tashmë pretendon se “holandezi e meriton të jetë lojtari i vitit”.

Ish-lojtari i Manchester United tha për “Sky Sports”: “E kthej mbas karrierën time dhe shoh lojtarë si Stam, Ferdinand, Pallister… Van Dijk i bën të gjithë shokët e tij të ndihen të sigurt. Ai bën punën e katër mbrojtësve.

Mendoj se Sergio Ramos dhe Varane ishin së fundi mbrojtësit më të mirë, por tani nuk ka asnjë dyshim: Van Dijk i tejkalon të gjithë. Zotëron ajrin, mbron mirë, luan shumë mirë me topin. Pa dyshim, ai është lojtari i vitit“.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Lewandowski kundër rotacionit si sulmues, ja klubi ku do “pensionohet”

Delo.autor

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

Delo.autor

Atletico po mendon të kthejë Sergio Agueron në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment