Futboll Premier League Sport

DEKLARON SE KA NJË ARMË NË DISPOZICION/ Sarri: Ai është një mesfushor i kompletuar, duke…

Maurizio Sarri ka deklaruar sot se tani ka një armë më shumë në dispozicion, mesfushorin Ruben Loftus-Cheek, që sipas tij tani është kthyer një një lojtar më i kompletuar. Në dy ndeshjet e fundit të “blues”, ai ka realizuar dy gola. Sipas Sarri, 23-vjeçari është përmirësuar ndjeshëm taktikisht, duke iu përshtatur kërkesave që ka skuadra.

“Tani, taktikisht, ai është një mesfushor shumë i mirë. Kur nisi ky sezon, ai ishte një mesfushor shumë sulmues. Ndërsa tani e shoh si një lojtar më të kompletuar, duke zbatuar më së miri detyrat që i ngarkohen”, tha Sarri për Loftus-Cheek, që këtë sezon ka luajtur në 31 ndeshje dhe në 11 raste ka qenë titullar për “blues”.

Më tej, trajneri italian tha se do t’i japë më shumë besim lojtarit për ndeshjet e mbetura të sezonit. “Problemi më i madh aktualisht është se luajmë shpesh dhe Cheek nuk është në formë për të luajtur sërish 90 minuta. Shpresoj që të rikuperojë, pasi kam dëshirë ta aktivizoj sërish. Më jep shumë garanci me aftësitë që ka”, u shpreh Sarri.

Related posts

“S’KA SHANS QË LEAO TË LARGOHET”/ CEO i Milanit i mbyll derën Barcelonës! Katalanasit akord për transferimin e Chiesas

F.autor

Kroatët “thyejnë” çdo tabu, fakt interesant për finalen e Moskës (FOTO)

Isa.Autor

GATI TË FILLOJË NJË JETË TË RE/ Ylli turk i NBA bëhet shtetas amerikan dhe merr mbiemrin e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment