Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT LARG ANGLISË/ Nënkampioni i botës vendos, ja skuadra ku dëshiron të luajë

Mateo Kovacic, mesfushori 24-vjeçar kroat, ka deklaruar sot se dëshira e tij është që të vazhdojë të luajë në Premier League me skuadrën e Chelsea, ku është i huazuar. Kovacic është në pronësi të Real Madrid, ekip ku ka luajtur shumë pak, ndaj në merkaton e verës u transferua te Chelsea, ku gjeti më shumë hapësira.

Disa herë kroati ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të luajë me “blues”, ndërkohë që ditët e fundit është përfolur edhe për një interesim nga ana e Interit. Gjithsesi, “Mirror” zbulon se Kovacic i ka të qarta idetë e tij, ai dëshiron të qëndrojë në Londër dhe të vazhdojë të luajë me Chelsea. Pavarësisht se “blues” nuk kanë zgjidhur ende enigmën e trajnerit, Kovacic beson se Londra është vendi ideal për të.

Madje kroati nuk preferon as Interin, ku ka luajtur disa vite më parë dhe la një kujtim të mirë. Këtë gjë lojtari ia ka bërë me dije si drejtuesve të “los balncos” ashtu dhe atyre të Chelsea, që në verë do të ulen të diskutojnë për të ardhmen e mesfushorit.

Related posts

RODRYGO BËN HEROIN/ Real Madrid fiton Copa Del Rey, trofeu i 20-të në histori

F.autor

ZBULON SEKRETET/ Bomberi Lewandowski: Ja çfarë kam mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick…

Delo.autor

TEKNIKU KOVAC DREJT LARGIMIT/ Bayern fut në shënjestër ish-trajnerin e Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment