Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Topçinjtë” çmenden pas talentit brazilian të Ajaxit…

Klubi i Arsenal është i mahnitur nga talenti brazilian i Ajax, David Neres.

Sipas italianes calciomercato.it, Topçinjtë interesohen për transferimin e lojtarit të skuadrës holandeze në merkaton e verës.

Një zbulues talentesh i Arsenal ka udhëtuar në Torino për të parë nga afër lojtarin në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League mes Juventus dhe Ajax.

Shuma e cila thuhet do të bindë Ajax të heqë dorë prej një prej thesareve të klubit është rreth 35 milionë euro.

Gjithsesi, në merkaton e verës situata mund të jetë ndryshe, pasi numri i klubeve të interesuara mund të jetë rritur.

Related posts

Luante me Khedira dhe Boateng, por u vra në luftë si ushtar i ISIS-it

Q.Autor

LAZIO-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” përfitojnë një penallti, Bonucci nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E “ZIKALTËRVE” NË DERBIN E MILANOS/ “Kuqezinjtë” i “dhurojnë” Interit 1.1 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment