Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi arrin marrëveshjen me Harzard, ja shifra “faraonike”

Duket se Reali i Madridit ka filluar të veprojë. Në verë priten shumë largime nga madrilenët, gjë që do të mbushë arkat e klubit. Një synim i qartë prej kohësh për Realin ka qenë Eden Hazard. Duket se gjithçka do të bëhet realitet këtë verë dhe të dyja palët do të marrin atë që duan. Sipas asaj që raporton “Marca”, belgu është duke kërkuar shtëpi në Madrid.

Në ditët në vijim pritet të finalizohet edhe marrëveshja. Hazard sipas gjasave do të firmosë për 6 vjet dhe Zidan nuk e fshehu se belgu ishte një objektiv i klubit. Menjëherë, pas përfundimit të sezonit 28-vjeçari do të veshë fanellën e “Los Blancos”. Çelsi i ka kërkuar Realit deri në 200 milionë euro, por madrilenët nuk kanë ndërmend të paguajnë kaq shumë, duke parë edhe moshën e lojtarët. Gjithçka pritet të mbyllet për më 100 milionë euro më pak nga shifra fillestare.

Related posts

PAS MBLEDHJES SË 300 FIRMAVE/ Themelohet Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, në krye “veterani” i Kombëtares….

Delo.autor

LIVE LIVERPOL-REAL MADRID/ Vetëm anglezët në sulm, Cortua dhe shtylla evitojnë golin e avantazhit

F.autor

BARAZIMI ME JORDANINË/ Gavazaj: U ndjeva më mirë në pjesën e dytë, por më mungoi…

Isa.Autor

Leave a Comment