Champions League Futboll Sport

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Dybala reagon: Dhimbja do të ikë, por…

Pa dyshim ky pritej të ishte sezoni në të cilin Paulo Dybala do të konfirmonte cilësitë e tij dhe do të bënte një hap gjigant.

Në krah do të kishte Cristiano Ronaldon dhe së bashku me portugezin do të shfaqte potencialin e plotë.

Kjo ishte pritshmëria e fillim sezonit teksa me kalimin e kohës argjentinasi u shndërrua në një lojtar stoli.

Ndeshje jo të mira, gola me pakicë, ndryshimi i pozicionit dhe marrëdhënie gjithnjë e komplikuar me Allegrin shkaktuan një rënie të pashpjegueshme të numrit 10.

Edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Dybala ishte hedhur në fushë nga minuta e parë dhe me shiritin e kapitenit, ndërsa shpresat që të tregonte vlerat në një sfidë të rëndësishme ishin të mëdha.

Por, shpejt u kuptua se do të ishte ndeshja e radhës zhgënjyese nga 25-vjeçari, i cili më pas në pjesën e dytë u zëvendësua për shkak dëmtimi.

Tashmë, pasiguria është shtuar dhe Dybala nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë ende te Juventus apo, ofertat për sulmuesin nuk mungojnë, megjithatë, vetë argjentinasi ka reaguar në Facebook.

“Kapitenët në të tilla situata vuajnë më shumë. Por, i kalojnë ashtu në heshtje. Dhimbja do të ikë, por bukuria e këtij sporti është se gjithnjë vjen një trofe tjetër, një sezon tjetër, ecim përpara”, shkruan Dybala në statusin e tij.

 

Related posts

Te Laçi mbeten në pritje/ Prengës i duhet të “marrë leje” për të firmosur

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME VERONËN/ Mbrojtësi Kumbulla zgjidhet përkrahë emrave të mëdhenj në 11-shen e Serisë A (FOTO)

Delo.autor

Pjesa e parë/ Bushiç befason Kukësin, Laçi ‘blindon’ Evropën ndaj Teutës

Sadik.Autor

Leave a Comment