Futboll Sport

Gattuso: Ndeshja kundër Lazios është një finale

Lufta për një vend në top katërshen e Serie A është shumë e ashpër, mes skuadrave: Roma, Atalanta, Lazio, Inter e Milan të cilat luftojnë për një vend që siguron garat evropiane.

Skuadra e Milanos ka dështuar që të shënoj fitore në tri duelet e fundit në Serie A, kështu që Gattuso është në dijeni se kundër Lazios duhet dhënë maksimumi.

“Kundër Lazios do të jetë një finale: Nëse duam të kualifikohemi në Ligën e Kampinëve, ne nuk mund të humbasim. Ne na duhen pikët maksimale” ka thënë Gattuso.“Jemi ndëshkuar disa herë nga disa gabime, por nuk duhet të jenë arsyetime, as për mua as për lojtarët” ka thënë tutje trajneri.

Skuadra e Milanos është në pozitën e katërt, me pikët e barabarta me Atalantan (52), kurse Lazio është në pozitën e 7 me 49 pikë.

Related posts

XHAKA PËLQEHET NGA GALATASARAY/ Presidenti i Leverkusen i prerë

F.autor

Lila: Të hapen “kutitë” për votimin e kapitenit, ja kush do jenë dy zëvendësit e Mavrajt

Isa.Autor

Çmenduria e Riberisë, orë 120.000 euroshe (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment