Futboll Seria A Sport

GATUSSO MERR LAJMIN E KEQ/ Braktisi lojën ndaj Udineses, ja sa do të mungojë Paqueta

Vetëm 41 minuta ka zgjatur ndeshja e fundit e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta. Në takimin që Milani barazoi 1-1 ndaj Udinese, mesfushori u detyrua të braktisë lojën në fundin e pjesës së parë, i dëmtuar. Lojtari i është nënshtruar sot rezonancës magnetike dhe sipas “Sky Calcio”, lojtari do të mungojë të paktën 3 javë (situata do të monitorohet dita-ditës).

Stafi mjekësor i Milanit ka nisur menjëherë nga puna për ta rikuperuar sa më shpejt lojtarin dhe shpresohet që ai të jetë gati për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Lazio, më 24 prill. Pra, një sfidë me kohën, pasi dëmtimi është i rëndë: Ndrydhje e shkallës së dytë e kaviljes së këmbës të djathtë.

Një lajm aspak i mirë për trajnerin Gennaro Gattuso që humbet një nga lojtarët më të mirë në momentin me delikat të sezonit. Braziliani do të mungojë jo vetëm në ndeshjen e së shtunës ndaj Juventusit, por edhe në përballjet ndaj Lazio e Parma në kampionat.

Related posts

REALIZOI TRIPLETË NË FITOREN NDAJ BARCELONËS/ Ylli Mbappe i dhuron fanellën e tij personazhit të njohur (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Russell zbulon të ardhmen: Jam në kontakt me Mercedes për të pilotuar makinën kampione

Delo.autor

29 klubet më të famshëm që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, po Vllaznia?

Sadik.Autor

Leave a Comment