Champions League Futboll Sport

HERA E PARË QË DO NDESHET KUNDËR BARCELONËS/ Klopp: E pres me padurim…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për “BT Sport” pas fitores 4-1 të marrë në çerekfinalen e kthimit kundër Portos.

“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon”, ka thënë Klopp. “E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat.

Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira në transfertë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale.

Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka përfunduar Klopp.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Aktorja e paska FIKSIM: Do kaloja një NATË me CANËN (VIDEO)

Isa.Autor

Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME “LOS BLANCOS”/ Valverde: Ky rezultat nuk përcakton asgjë, jemi të…

Delo.autor

Leave a Comment