Futboll Seria A Sport

HUMBJA KUNDËR SPAL NUK ËSHTË DRAMË/ E gjithë vëmendja e Allegrit përqendrohet tek…

Nuk ka kohë për të kthyer kokën pas, blofi kundër Spal nuk është një dramë, fundja titulli në Serie A është një çështje e mbyllur, e gjithë vëmendja e Juves është e përqendruar tek sfida kundër Ajax. Të martën në Torino, Allegri shpreson shumë të këtë në dispozicion Giorgo Chiellinin dhe Emre Can, ndërsa duket shumë e vështirë që Douglas Costa të rikuperojë në kohë.

E sigurt është se duhet të bëjë llogaritë pa Mattia Perin i cili ka pësuar një truam në shpatullën e djathtë. Nga stafi mjekësor vijnë lajme pozitive për Chiellinin, problemi në pulpë nuk është më aq shqetësues sa ti privojë këtë sfidë shumë të rëndësishme kapitenit, mungesa e tij në qendër të mbrojtjes ndihet shumë.

Pavarësisht se arritën një rezultat pozitiv në sfidën e parë kundër Ajax(1-1), askush në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk e bën gjumin e qetë, holandezët treguan edhe këtë të shtunë se mund të bëjnë keq, ofensiva e tyre duket e kolauduar në mënyre perfekte, çmontuan Exclesior me rezultatin 6-2.

Related posts

PO SHKËLQEN/ “Derbi” italian mes Romës e Napolit për mbrojtësin më të shtrejntë “axurr”

Isa.Autor

“TI MBAN GJITHË JAVËN NJË PALË MBATHJE”/ E dashura turpëron yllin e Real Madrid

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM “KUQEZINJTË”/ Milan “shkatërron” Kampionët e Italisë, Rebic nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment