Futboll La Liga Sport

KËRKON 100 MILION EURO/ Perez nxjerr në shitje “yllin” e skuadrës

Raphael Varane ka bërë gati valixhet e largimit.

Afrimi i mbrojtësit brazilian, Eder Militao duket se i ka lënë derën e hapur Varanes për të cilin interes ka shfaqurJuventus dhe Manchester United.

Qendërmbrojtësi kampion bote me Francën, ka biseduar me drejtuesit madrilenë dhe u ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra në merkaton e verës.

Sipas “Sportmediaset” Florentino Perez heq dorë vetëm nëse skuadrat e interesuara paguajnë të paktën 100 milionë euro për kartonin e francezit.

Gjithashtu Varane kërkon një pagë të majme me klubin e ri të paktën 7.5 milionë euro.

Related posts

SHIKUESIT NUK DINË KË TË SHOHIN/ Diletta Leotta “zbukuron” transmetimet e Serisë A (FOTO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Barcelona kryen blerjen e parë në merkato me parametër zero

Delo.autor

“NUK DO TË NDJEKË SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentatori i njohur befason me deklaratën: Dua të shikoj…

Delo.autor

Leave a Comment