Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Të besuarit e Inzaghit mposhtin “Kuqezinjtë” dhe shkon në finale

Lazio ka mundur 1-0 Milan-in dhe ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë.

Bardhekaltrit, pas barazimit 0-0 të marrë në gjysmëfinalen e luajtur në shtëpinë e tyre, kanë arritur ta sigurojnë finalen me një fitore në “San Siro”.

Takimi është vendosur nga një gol i Correa-s në minutën e 58-të, që ka ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga një goditje këndi për Milan-in.

Cutrone ka barazuar për vendasit në minutën e 76-të, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Kështu, pas humbjes 1-0 të pësuar në kampionat, që është pasuar me shumë polemika, Lazio është hakmarrë ndaj kuqezinjve dhe në finale do të përballet me njërën mes Atalanta-s dhe Fiorentina-s, që do të përballen nesër në Bergamo.

Related posts

Dorëzohet presidenti i Milanit, i shet 30 % të aksioneve një investitori minoritar

Sadik.Autor

Miranda shënon gol ndaj Rusi/ Brazili udhëheq në Luzhniki Stadium

Sadik.Autor

KOMBËTARJA/ Sadiku i vendosur: Duhet të marrim 2 fitore, kryesimi i grupit…

Delo.autor

Leave a Comment