Bundesliga Futboll Sport

LAJM I MADH NGA GJERMANIA/ Lewandowski goditi me grusht Koman në stërvitje, zbulohet arsyeja

Ishte një sherr banal ai i ditës së enjte në fushën stërvitore të Bajernit të Mynihut. Robert Levandovski goditi me grusht në fytyrë Kingslei Koman dhe ky i fundit nuk ia përtoi duke iu përgjigjur me të njëjtën mënyrë. Një ngjarje e shëmtuar që bëri jehonë në të gjitha mediat gjermane dhe botërore.

Por cili ishte shkaku i vërtetë? Sipas asaj që shkruan “Sport 1”, ishte polaku ai që gjatë stërvitjes u nevrikos me francezin, i cili gjatë stërvitjes u tregua shumë herë individualist dhe nuk pasonte për shokët e skuadrës. Kjo nuk i ka pëlqyer Robertit, i cili ofendon Koman me këtë të fundit që i kthehet duke përdorur duart që më pas degjeneroi në konfrontim fizik. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të skuadrës për të ndarë dy protagonistët e sherrit.

KOVAÇ VENDOS PAQE Ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri i Bajernit Niko Kovaç, lojtarët i kanë kërkuar falje njëritjetrit në stërvitje dhe gjithçka ka kaluar pa gjobë nga ana e klubit më të titulluar në Gjermani. Kjo pasi skuadra gjendet në një moment delikat të sezonit dhe drejtuesit nuk donin të krijonin një situatë kaotike në ekip që do të kishte një efekt jo të mirë në luftën për titull. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Dyseldorfit në transfertë. Bavarezët e dinë mirë se nuk lejohet asnjë hap fals në javët e mbetura të kampionatit. Borusia e Dortmundit është vetëm një pikë pas tyre dhe e gatshme të përfitojë nga çdo ndalesë e mundshme e skuadrës së Niko Kovaçit.

Related posts

PRENGA E “KËRCËNOI”/ Mema: Në futboll fitohen në fushë, jo me deklarata

Isa.Autor

Atletiko kërkon revanshin me Getafen për të siguruar vendin e dytë në La Liga

Sadik.Autor

INTER E KONTAKTOI PAS LARGIMIT TË CONTES/ Inzaghi do vazhdojë në Serinë A, arrin marrëveshjen me klubin italian

Delo.autor

Leave a Comment