Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Tiranam “Preja” e preferuar. Sukaj ndëshkon Tiranën

Flamurtari dhe Tirana luajnë një ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të javës së 27-të në Kategorinë Superiore. Vlonjatët vijnë pas 3 javësh pushim, dhe mbetet për t’u parë ritmi në stadiumin “Flamurtari”, teksa javën e kaluar morën 3 pikë në tavolinë përballë Kamzës.

Nga ana tjetër, Tirana vjen pas kualifikimit në Kupë për në gjysmëfinale, por nga ana tjetër situata në kampionat është me shumë rrezik, pas fitores së Kastriotit, dhe fitorja i duhet shumë për të siguruar mbijetesën, ndërkohë që trajneri Mema e pat theksuar para takimit se i druhej aleancave në këtë kampionat.

LIVE | Flamurtari-Tirana 1-0

GOL: Sukaj 28′ /

KOMENTI LIVE

28’ GOOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Godet Musta nga jashtë zone, por pret portieri Abibi. Topi tek Sukaj, i cili nuk fal dhe shënon për kuqezinjtë.

25’ Këndore për Flamurtarin. Hasani largon me kokë, por drejt portës së tij, dhe është Turtullu që e largon nga shtylla, dhe e çon në goditje këndi.

23’ Goditje nga shumë larg e Sentamut, vetëm pak jashtë portës së vlonjatëve.

22’ Kobina dhe Hasani kombinojnë bukur në hyrjen e zonës së Flamurtarit. Në fund, teksa Kobina shkonte drejt portës së Koliçit, është Veliu që mbyll duke çuar topin në goditje këndi.

18’ Top i gjatë dhe Sentamu gjendet në pozicion të rregullt. Në zonë, vonohet disi, dhe goditja e tij bllokohet.

16’ Ndërhyrje e rrezikshme e Sukajt ndaj Karabecit. Arbitri Jorgji e ndëshkon me të verdhë, por ka edhe nerva mes të dyve.

14’ Rrezikojnë bardheblutë. Topi i harkuar nga Hasani në zonë nga goditja e dënimit, mbahet në lojë nga Imami, ndërkohë që Turtulli teksa shkon të godasë drejt portës, shkakton faull ndaj Ribajt që spastron portën.

12’ Goditje këndi për vlonjatët, topi në zonë, por Abibi grushton sërish në goditje këndi.

10’ Ribaj merr një top në zonë, pas krosimit nga e majta e Kale, por goditja e tij shumë mbi portën e Abibit.

9’ Tjetër goditje këndi për Tiranën. Topi i gjatë në zonë, por lojtarët bardheblu shkaktojnë faull në sulm.

5’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Turtulli ndëshkohet për një faull ndaj Kale.

2’ Batha ndërhyn nga pas Halilit, që shkonte i vetëm drejt Koliçit. Goditja e parë nga këndi.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

JUVENTUS MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Messi i ri” kthehet në stolin rezervë, Dybala bën gati “valixhet” nëse…

Delo.autor

DY OFERTA DHE BARCELONA NË MES/ Veterani spanjoll në mëdyshje për të ardhmen te katalanasit

F.autor

GUARDIOLA DOMINOI JURGEN KLOPP/ Ja statistikat që e shpallën kampion në Premier

Delo.autor

Leave a Comment