Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Kukësi, Drithërima në portën e Çekrezit. Shtylla shpëton skuadrën e Devollit

Po luhet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Një përballje vendimtare për të 2-ja skuadrat që luftojnë për objektiva të kundërta.

Krutanët e Bledar Devollit renditen në vendin e parafundit me një diferencë 6 pikë nga Tirana e vendit të 8-të. Ndërkohë që kuksianët e Ramadan Ndreut mbajnë vendin e 2-të me 45 pikë, 9 më pak se Partizani kryesues. Një tjetër hap fals në kampionat do t’i detyronte verilindorët të hiqnin dorë përfundimisht nga objektivi titull.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Të krutanët rikthehet kapiteni Emiljano Çela, ndërkohë te Kukësi bie në sy aktivizimi i dyshes Rexhinaldo-Shkurtaj nga minuta e parë.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-1

Roxher 63′ / Shkurtaj 34′

KOMENTI LIVE: 

78′ Momente të vështira në portën e Kukësit. Pas një rrëmuje brenda zonës, për pak sa nuk përfiton Taulant Marku, por largon mbi vijën fatale mbrojtësi Cuculi.

74′ Drithërima në portën e Kastriotit. Shtylla shpëton nga autogoli skuadrën krutane. Pas një gjuajtje të Çyrbjas, topi është devijuar nga Bojom, duke përfunduar në shtyllën e djathtë pingule.

72′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Shkurtaj, por topi shkon mbi kuadrat.

68′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Maliqi, vendin e tij e zë Ethemi.

64′ Ersil Ymeraj ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ GOOOOL KASTRIOTI 1-1. Braziliani Roxher vendos baraspeshën. Pas një rrëmuje brenda zonës, përfiton sulmuesi i skuadrës krutane, i cili lëshon një gjuajtje me të majtën, topi përplaset në shtyllën e majatë dhe më pas në shpinën e portierit Frashëri duke përfunduar në rrjetë. 

60′ Dy zëvendësime në radhët e Kastriotit, largohen Herald Marku dhe Kalaja, vendin e tyre e zënë Okebugu dhe Taulant Marku.

56′ Momente tensioni në “Redi Maloku”. Çyrbja përplaset me kapitenin Çela. Mesfushorit të Kukësit i heqin edhe fanellën. Gjyqtari Hamiti mjaftohet me vetëm një karton të verdhë në drejtim të Çelës.

55′ Krutanët prentendojnë për 11-metërsh pas një dueli të Rrumbullaku-Ymeri, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

48′ Kërcënim i parë i vërtetë në portën e Kukësit. Huesin lëshon një gjuajtje potente nga e djathta, por pozicional portieri Frashëri, që grushton, duke larguar rrezikun.

47′ Rrumbullaku provon me një harkim të rrezikshëm drejt zonës, kontrollon gjithçka portieri Çekrezi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Deklarata befasuese nga babai: PSG donte Thiagon, mori vëllain e tij

Delo.autor

Momentet e fundit të helikopterit dhe zhurma e përplasjes, ja pamjet E FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

“PLESHTI” NUK ËSHTË NORMAL/ Shikoni si i driblon të gjithë kundërshtarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment