Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Kastrioti-Luftëtari, zhbllokohet sfida. Krutanët shënojnë me penallti

Ka nisur sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit, e cila do të vendosë shumë për skuadrat që do të mbijetojnë dhe do të bien nga elita e futbollit shqiptar.

Kjo ndeshje mund të quhet pa frikë, “derb”i i mbijetesës, teksa pritet një përballje tepër e luftuar. Luftëtari nuk është më ai ekipi që pësoi 5 gola në Gjirokastër nga krutanët dhe kjo është dukur nga rezultatet që ka marrë në javët e fundit, ku mposhti Partizanin në kryeqytet. Ndërkohë një fitore të artë arritën edhe krutanët përballë Kukësit.

Skuadrat zbresin në fushën e lojës me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion dhe do të luftojnë për trepikëshin e vyer. Dy fitore në Gjirokastër ka marrë Kastrioti, 0-1 në fazën e parë dhe 1-5 në fazën e tretë. Ndërsa në të vetmin takim të luajtur në Fushë-Krujë për fazën e dytë, Luftëtari ka arritur të fitojë 0-2 me gola të Vasil Shkurtajt.

LIVE| KASTRIOTI-LUFTËTARI 1-0

H.Marku 26′ (p)

KOMENTI LIVE: 

26′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0/ Herald Marku realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

24′ Penallti për Kastriotin. Portieri Ruçi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Roxherit, për gjyqtarin Jorgji, nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

23′ Pranë golit Kastrioti! Pas një harkimi të rrezikshëm të Arlind Kalasë nga goditja e dënimit, topi nuk devijohet nga askush, është dashur ndërhyrja e portierit Ruçi, i cili e ka devijuar topin në këndore.

21′ Patrik Bardhi depërton bukur nga krahu i martë, por ndalet në momentin e fundit nga kapiteni Rapa.

19′ Bardhi pretendon për 11-metërsh pas një dueli me Kocionis. Vazhdon lojën gjyqtari Jorgji.

14′ Neziri harkon një top të rrezikshëm në zonë, topi përfundon në duart e Çekrezit.

13’ Tjetër goditja nga këndi për Luftëtarin, por largon topin Bojom, i cili fiton edhe një faull në sulm.

8′ Kundërpërgjigjen krutanët! Ndreca provon me një gjuajtje nga e majta, topi shkon ngjitur me shtyllën.

7′ Aksion i parë i rrezikshëm në portën e Kastriotit. Rapo kroson nga këndi, largojnë futbollistët vendas, topi shkon te Neziri, i cili provon me një gjoditje të befasishme, por kontrollon Çekrezi.4′ Miqtë nga Gjirokastra më kërkues në këto minuta të para, mbrohen mirë futbollistët krutanë.

1′ Ka nisur takimi në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Related posts

GJASHTË GOLA PËR 1 PIKË/ Roma ndalet nga Atalanta në “thrillerin” e së hënës (VIDEO)

Isa.Autor

SHTANGET “BERNABEU”/ Pas 9 minutash lojë, ylli i Brugge del huq dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

MILAN TRIUMFON NË “SAN SIRO”/ “Perla” e Susos thyen Spalin e Etrit Berishës

Delo.autor

Leave a Comment