Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, Ka nisur sfida në Korçë

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Orges Shehit do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 2-0.

Ndërkohë nga ana tjetër, pikët për krutanët e Bledar Devollit janë jetike. Një rezultat negativ në Korçë do ta komplikonte ndjeshëm objektivin e mbijetesës.

Në 28 javë kampionat, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 40 pikë duke mbajtur vendin e 6-të, ndërkohë që Kastrioti renditet në vendin e parafundit me 30 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Shehi ka preferuar nga minuta e parë kroatin Pervan duke ulur në stol Gripshin dhe duke spostuar nga e djathta Muzakën, ndërkohë që Bojom ja ka dalë të jetë titullar te skuadra mike, edhe pse ka pasur shqetësime para sfidës.

LIVE| SKËNDERBEU-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka nisur sfida në Korçë, krutanët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dajsinani, Radas, Sambou, Vangjeli, Abazi, Pervan, Sibo, Dita, Muzaka, Bregu, Krasniqi. Trajner: Oreges Shehi.

bandicam 2019-04-14 18-23-07-774

KASTRIOTI: Çekrezi, Ndreca, Çela, Bojom, Husein, Ymeraj, Shehu, Kalaja, Marku, Bardhi, Roxher. Trajner: Bledar Devolli.

bandicam 2019-04-14 18-23-39-789

Related posts

ZYRTARE/ Sot, Reali luan në La Liga. Mungon Ronaldo dhe 3 ‘yje’ të tjerë

Q.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Nëse largohet Pogba në Janar, Manchester United i vë syrin yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Atë që ka bërë Manchester City këtë muaj, rivali në Premier nuk e ka…

Delo.autor

Leave a Comment