Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN NË PREMIER/ Klopp kërcënon: Ai duhet të mposhtë Cityn, në kundërt…

Liverpool ka bërë detyrën dhe ka fundosur me gola (pesë) Huddersfield-in. Megjithatë, mund të mos mjaftojë, sepse fati i “Të Kuqve” nuk varet vetëm nga paraqitjet e tyre.

Ata duhet t’i fitojnë ndeshjet e mbetura dhe të shpresojnë që City të mos bëjë të njëjtën gjë, përndryshe skuadra e Klopp do të ndalej një pikë larg titullit që mungon prej pothuajse 30 vitesh.

Kundërshtari i ardhshëm i “Qytetarëve” është Burnley, por Klopp ka filluar të mendojë për ndeshjen që lojtarët e Guardiola-s do të luajnë javën pasardhëse kundër pronarit të shtëpisë së trajnerit të Liverpool-it.

Siç ka kujtuar “Liverpool Echo”, banesa ku jeton prej katër vitesh trajneri i “Të Kuqve” është në pronësi të Brandon Rodgers, tekniku i Leicester. Klopp ka marrë me qira shtëpinë e paraardhësit të tij dhe aty ndihet shumë mirë, por  tani ka kërcënuar se nuk do ta paguajë qiranë.

“Mund ta bëj? Në Gjermani nuk mund të bëhet, por nëse në Angli nuk është kështu ma thoni menjëherë”, ka thënë duke qeshur trajneri . Çfarë duhet të bëjë Rodgers për ta shmangur një gjë të tillë? Natyrisht, të mposhtë City-n, ose të marrë të paktën një barazim ndaj ekipit të Pep.

Gjithsesi, pronari i shtëpisë, siç ka bërë të ditur “Leicester Mercury” e ka marrë mirë: “E kam kuptuar se çfarë ka në mendje. Është një tip shumë simpatik dhe duhet të them se ka qenë një qiraxhi shumë i mirë. Nuk ka nevojë të kontrolloj, ka paguar gjithmonë në kohë”.

Sigurisht, nëse 6 majin e ardhshëm Leicester nuk do të marrë pikë në “Etihad”, ndoshta Klopp nuk do të jetë më aq i rregullt…

Related posts

PSG-Guingamp, miqtë kanë humbur 6 radhazi në “Parc des Princes”

Q.Autor

EKIPI ËSHTË PËRMIRËSUAR QË NGA KTHIMI I TIJ/ Zidane e ka bërë Real Madridin sërish një forcë të madhe

Delo.autor

THYEN “MALLKIMIN” E TRANSFERTAVE/ “Katakanasit” mposhtin Getafen dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment