Futboll Seria A Sport

MBYLLET BARAZIM SUPERSFIDA/ Interi dhe Roma ndajnë nga një pikë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Interit dhe Romës e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A. Të dy skuadrat nuk kanë përfituar nga hapi fals i Lacios dhe Milanit në mesditë për të thelluar diferencën në “luftën” e një vendi që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ranierit kaloi e para në avantazh me anë të El Sharauit, i cili realizoi një supergol nga distanca. Pjesa e parë mbyll me fitoren e Romës, ndërkohë që në minutën e 61-të, zikaltërit gjetën golin e barazimit me anë të Perisiç, i cili goditi saktë me kokë nga brenda zonës, pas asistit të Dambrosios. Pavarësisht përpjekjeve, rezultati mbeti i barabartë deri në fundin e takimit.

Me pikën e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 61 pikëve, ndërkohë që Roma është pozicionuar në vendin e 5-të me 55 pikë, 1 më pak se Milani i vendit të 4-t. Pritet një “luftë” e ashpër deri në fund të kampionatit për sa i përket zonës Champions. Në sfidën e radhës Interi do të presë Juventusin, ndërkohë që Roma luan në shtëpi ndaj Kaljarit.

Related posts

U NDËSHKUA PAS SHPËRTHIMIT NDAJ GJYQTARIT/ Ja justifikimi komik që Diego Costa bën për arbitrin

Delo.autor

ISHTE NË KULMIN E KARRIERËS/ Fitoi “TOPIN E ARTË” 21 vite më parë, “Fenomeni” mban ende rekordin

Delo.autor

Milan vendos çmimin për Gustavo Gomez, Boca Junior tenton goditjen në orët e fundit

Q.Autor

Leave a Comment