Champions League Futboll Sport

MESSI U LARGUA NGA FUSHA I GJAKOSUR/ Tifozët s’e lënë rehat me koret për Ronaldon (VIDEO)

Lionel Messi po largohej nga fusha i gjakosur, për të marrë ndihmë përkatëse mjekësore. Sidoqoftë, kjo gjendje e yllit argjentinas nuk përbënte fare dhemshuri për tifozët e Manchester United. Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”. Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga kuadrati i blertë i “Old Trafford”

Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester. Natyrisht, kjo ishte një mënyrë ekstra, përveç atyre në fushën e lojës nga lojtarët vendës, për ta neutralizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Me siguri, këtë funksion pati edhe goditja e fortë me krahë e Chris Smalling ndaj tij, që i la pasoja në hundë dhe në sy. Në fakt, ndeshja nuk shkoi në mënyrë të përsosur për Messin personalisht, edhe pse u kthye në fushën e lojës, përkundër lëndimit serioz që pësoi.

Related posts

ISHTE NË KOMA PREJ 4 DITËSH/ Vdes boksieri Amerikan pas dëmtimit në ring (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Liverpool largon talentin, trajneri Klopp tregohet i sinqertë

Delo.autor

LIVE/ Barazon shifrat, bomberi Piatek i lë “targën” Gjimshitit dhe Berishës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment