Ekskluzive Futboll Seria A Sport

MILANI NË “UDHËKRYQ”/ Pesë pikë në 6 ndeshje. “Bomberi” Piatek nuk “mjafton” më

Vetem 5 pike nga 18 te mundeshme ne 6 ndeshjet e fundit. Kaq ka mundur të arrijë Milani në javët kyçe të kampionatit. (Milan 2-3 Inter Sampdoria 1-0 Milan Milan 1-1 Udinese Juventus 2-1 Milan Milan 1-0 Lazio)

Thënë kjo pasi ndeshjet e fundit kanë qënë vendimtare për një vend në Champions. Mund të konsiderohet jo pak me fat, që kuqezinjtë janë momentalisht në vendin e katërt pavarësisht disfatave të njëpasnjëshme.
U duk se Milani do ta kishte të lehtë qendrimin në zonën e “UCHL” kur bomberi Piatek nuk kishte të ndalur në shënimin e golave, duke shpëtuar jo pak herë ekipin nga humbja.
Megjithatë, duket se perpjekjet e tij kanë rezoltuar të pamjaftueshme përballë një ekipi që i ka humbur grinta e të luajturit me zemër.
Si të mos mjaftonin, fjalët për një largim të mundshem të trajnerit Gatusso duket se kanë sjell jo pak çoroditje në kampin e kuqezinjve.

Ishte vetë Gatusso sot që pas barazimit me Parmën ironizoi lojtarët e tij duke thënë se ndoshta nuk është i mjaftueshëm pasi nuk duan ta kuptojnë. 

Ndërkohë që Juventus edhe pas disfatës në Champions u zgjodh për herë të tetë radhazi kampione e Italisë, Milanit i duhet të vijojë luftën dhe garën për vitin e ardhshëm.

/Alpesport.al

Related posts

SUPERLIGA/ Kastrioti e nis mbarë, Luftëtari bie në shtëpi, vendos një penallti

Isa.Autor

KA FESTË NË TORINO/ Pogba-Juventus: Vjen përgjigja përfundimtare e Mourinhos

Isa.Autor

Liverpool thellon rezultatin, autogoli i vitit në Premier League shënohet nga Steve Cook (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment