Futboll Seria A Sport

NDESHJA DERBI NDAJ INTERIT/ Ja rekordi që Ronaldo pret të shkruajë historinë

Nuk e arriti kundër Fiorentinës, kështu që Ronaldo do të kërkojë kundër Interit golin e 600-të në karrierë.

Ronaldo mbeti shumë i zhgënjyer pas eliminimit nga Ajaxi në Champions League, ndërsa javën e kaluar ‘Zonja e Vjetër’ siguroi titullin e 8-të radhazi në Serie A.

Ai do të ketë mundësi që me një rekord personal të shtunën, të harrojë paksa atë që i ndodhi bardhezinjve në Europë.

Ronaldo është duke kërkuar që të shkruajë histori duke shënuar golin e 600 në karrierën e tij me klubet.

Aktualisht, CR7 në total ka 599 gola – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 rrjeta deri tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.

Synimi tjetër i CR7 është që të shpallet golashënuesi më i mirë në Serie A. Aktualisht, 34-vjeçari renditet në vendin e katërt me 19 gola, dy më pak se Krzysztof Piatek e Duván Zapata dhe tri gola larg vendit të parë, Fabio Quagliarellas.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONER sot (FOTO)

Isa.Autor

NUK BËN PJESË TEK PLANET E CONTES/ Fiorentina në negociata për të akordin me mesfushorin e Inter…

Delo.autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Ende i papunë, derbi në Serinë A për të marrë Allegrin

Delo.autor

Leave a Comment